Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

I përfundon kontrata në fund të sezonit, Davies zgjedh mes Bayernit dhe ... Realit

Shkruar nga NEWSPORT
I përfundon kontrata në fund të sezonit, Davies zgjedh mes
Alphonso Davies

Kontrata aktuale e Alphonso Davise me Bayern Munich skadon në fundin e sezonit. Pas shumë spekulimeve në merkato se mbrojtësi kanadez mund të lërë bavarezët, ky i fundit duket se e ka marrë vendimit për të ardhmen e tij.

Vendimi përfundimtar i 24-vjeçarit është të qëndrojë sa më gjatë te Bayern Munich. Siç raporton “The Athletic”, Davies ka rënë dakord me ekipin gjerman për ta vazhduar bashkëpunimin deri në fund të sezonit të vitit 2030.

Mbrojtësi kanadez ishte synimi i Real Madridit në merkato, por zgjedhja e tij është të qëndrojë në Mynih. Me këta të fundit, Davies ka fituar 5 tituj kampion, 1 Champions League, 1 Superkupë të Europës, 1 Kupë të Botës për Klube, 2 Kupa të Gjermanisë dhe 3 Superkupa të Gjermanisë.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga