Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

I kërkoi të heqë dorë nga Kupa e Botës, Musiala injoron fjalët e legjendës gjermane

Shkruar nga NEWSPORT
I kërkoi të heqë dorë nga Kupa e Botës, Musiala injoron
Jamal Musiala - Oliver Kahn

Kupa e Botës do të nisë pas 2 muajsh dhe skuadrat kombëtare do t'i drejtohen vendeve pritëse si Amerika, Kanadaja dhe Meksika për t'u paraqitur në ngjarjen më të rëndësishme sportive të globit.

Dëshira e futbollistëve është e madhe për të marrë pjesë, pasi skena e të gjithë botës do të përqëndrohet pikërisht aty, ku një pjesë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të shkëlqyer për të "thithur" oferta dhe të tjerë për të provuar shijen e një eksperience që mbahet mend gjatë. 

Mes tyre është dhe Jamal Musiala, i cili pret me padurim të luajë me Gjermaninë këtë edicion. Mesfushori i Bayernit është në formën e tij më të mirë dhe pritet të marrë ftesë nga trajneri Julian Nagelsmann në listën përfundimtare që do t'i dorëzohet FIFA-s muajin e ardhshëm.

Mirëpo, duket se një sugjerim ka ardhur për 23-vjeçarin dhe nga një legjendë e klubit bavarez si Oliver Kahn. Portieri, i cili është dhe figura më e respektuar në klub për gjurmët që ka lënë, ka këshilluar të riun që të mos marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026, për t'i dhënë prioritet formës së tij fizike, pasi beson se gjendja e tij nuk është akoma në 100%-in e duhur.

Fjalët e Kahn nuk janë pritur mirë nga Musiala, i cili edhe pse shprehet se nuk i ka dëgjuar fjalët e thëna të legjendës së portës, thotë se qëllimi i tij është fare i qartë; që të marrë pjesë në këtë Kupë Bote. 

"Dua patjetër të shkoj. Nuk di çfarë tha Kahn, por unë dua të shkoj", u përgjigj gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu