
Bayern Munich u mposht ditën e djeshme në transfertë përballë Mainz në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Bundesligës. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Meëa Arena”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Pas kësaj sfide ka folur dhe mesfushori i bavarezëve, Joshua Kimmich i cili e pranon që ishin më dobët se kundërshtari. Megjithatë, Kimmich shton se grupi duhet të jetë i bashkuar për të fituar me doemos sfidën e radhës kundër Leipzig.
“Mainz bëri një lojë të mirë. Ata luajtën shumë fortë, ishte një lojë fizike nga ana e tyre. Në pjesën e parë ne nuk ishim në gjendje që të qetësonim lojën, nuk hoqëm dot emocionet tona. Në krahun tjetër, Mainz ishte shumë efikas, lojtarët e tyre nxiteshin nga emocionet.
Ne nuk mundëm të krijonim raste të mjafuteshme. Është jetike që të qëndrojmë së bashku dhe të vazhdojmë të punojmë shumë në një kohë si kjo që po kalojmë. Do të jetë e rëndësishme të fitojmë ndeshjen tonë të fundit për këtë vit.
Çdo lojtar të premten duhet të futet në fushë me nivelin më të lartë se asnjëherë tjetër. Leipzig do të luajë kundër nesh me gjithë maksimumin që ata kanë”, është shprehur Joshua Kimmich.