Sulmuesi Harry Kane vazhdon të bëjë vetëm paraqitje spektakolare, në sezonin e tij sa i takon 2025-2026-ës. Numri 9 i Bayern Munich, regjistroi “hat-trick”-un e radhës në fitoren 5-0 të Bayern-it përballë Stuttgart-it.
Ky ishte “hat-trick”-u i 10-të i Harry Kane në kampionatin gjerman që prej mbërritjes së tij në vitin 2023.
Me një total prej 10 “hat-trick” të realizuara, sulmuesi anglez ia ka dalë që t’a vendosë emrin e tij në librat e historisë së Bundesligës. Praktikisht Kane i janë dashur 76 ndeshje, me një tripletë çdo 7 ndeshje.
Me këtë arritje, kapiteni i Anglisë thyen rekordin e legjendës Gerd Müller, i cili kishte nevojë për 161 ndeshje për të arritur 10 tripleta në Bundesligë. Pas Müllerit renditen emra të njohur si Mario Gomez me 187 ndeshje dhe Robert Lewandowski, të cilit iu deshën 324 ndeshje për të mbërritur të njëjtat shifra.
