
Daniel Peretz dhe Manuel Neuer
Daniel Peretz me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich gjatë merkatos verore që po vjen. Portieri izraelit nuk është më as zgjedhje e dytë tek bavarezët, pas ardhjes së Jona Urbig.
Në këto kushte, Peretz po mendon që të gjejë sa më parë një destinacion të ri ku mund të vazhdojë karrierën si protagonist. 24-vjeçari ka oferta nga Burnley në Angli dhe Hamburg në Gjermani, por akoma nuk ka zgjedhur.
Largimi i tij mund të jetë në formë huazimi, për shkak se Bayern ende nuk do që të humbë përfundimisht shërbimet e tij. Me gjigantët gjermanë, Peretz është aktivizuar në 6 ndeshje, por pa mundur të fitojë besimin e Vincent Kompany.
Poll