
Legjenda, Zinedine Zidane është një hap larg zyrtarizimit si trajneri më i ri i Bayern Munich. Tekniku francez ka vendosur t’i japë fund pushimit dhe të rikthehet si trajner, duke marrë kështu drejtimin e bavarezëve.
Ende nuk ka firmë nga ana e Zidane, por sipas “Mundo Deportivo” gjithçka është kryer. Por francezi ia u ka bërë të qartë drejtuesve të Bayernit, nëse firmos kontratën, kërkon siguri për merkaton e ardhshme verore.
51-vjeçari dëshiron një merkato cilësore dhe të afrojë në ekip emrat që ai mendon se janë të duhurit për të përforcuar ekipin, sidomos në mbrojtje. Bayerni në krahun tjetër ka rënë dakord me kërkesat e ish-trajnerit të Real Madrid, i cili rikthehet në pankinë pas plot 3 sezonesh.
Kujtojmë që Zidane është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, teksa ka fituar 3 herë radhazi Champions Leaguen, 2 Botërore Klubesh, 2 tituj kampion në Spanjë, 2 Superkupa Europe, 2 Superkupa të Spanjës, si dhe 2 herë çmimin e trajnerit më të