Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Dueli me "aromë" titulli ndaj Leipzig, Kompany qetëson bavarezët: Jemi përgatitur për ndeshje, jo për festë

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me "aromë" titulli ndaj Leipzig, Kompany qetëson
Vincent Kompany

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany ka folur në prag të duelit me Leipzig. Edhe pse ekipi i tij është shumë pranë titullit kampion, tekniku belg mbetet me këmbë në tokë, duke u shprehur se nuk është përgatitur për të festuar, por ka qenë krejtësisht i fokusuar duke përgatitur ndeshjen.

“Leipzig ka shumë talent dhe cilësi, shumë lojtarë të rinj të cilat janë të mirë. Humbën në Frankfurt, por mendoj se tani janë me energji të plotë. Ekipet marrin vendime radikale kundër Bayernit. Ata ose do të hidhen përpara, ose do të përqendrohen në mbrojtje. Mendoj se tani kemi versionin më të mirë të Leipzig si kundërshtar. Do të jetë e vështirë. Po përgatitemi për ndeshje, jo për festë.

Ne duam të fitojmë dhe të shpallemi kampionë. Kane? Ai është një nga lojtarët tanë më të mirë nga ana psikologjike. Ai e di që momenti po vjen, gjithmonë shfaqe vetëbesim. Nuk vura re asgjë tjetër në stërvitje, ai u stërvit sikur do të luajë këtë ndeshje. Nuk e di nëse të gjithë lojtarët do të udhëtojnë me ne në Leipzig, por Harry Kane po, ai nuk do ta humbasë mundësinë të jetë me ne”, tha Kompany.

Kujtojmë se dueli mes Leipzig dhe Bayern Munich do të zhvillohet ditën e sotme duke nisur nga ora 15:30. Në rast se bavarezët fitojnë, shpallen kampionë të Bundesligës. Ndërsa Harry Kane mungon për shkak kartonësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga