
Borussia Dortmund tashmë ka filluar ndjekjen e Jobe Bellingham, sipas raportit të fundit të “Ruhr Nachrichten”. Të mërkurën pasdite, Lars Ricken, Sebastian Kehl dhe Niko Kovac vajtën me aeroplan privat për në verilindje të Anglisë.
Aeroporti i Newcastle ishte destinacioni, vetëm 20 km larg Sunderland, për negociatat në lidhje me mesfushorin anglez. Asnjë nga drejtuesit e Dortmundit ose trajneri kryesor nuk deshi të komentonte për atë që ndodhi, por supozohet se Borussia i ka paraqitur Bellinghamit idetë dhe ambiciet e sezonit të ardhshëm.
Verdhezinjtë nuk janë të vetëm në kërkim të vëllait më të vogël të Jude Bellingham, i cili ka kontratë deri në vitin 2028 me Sunderland dhe vlerësohet në 25 milionë euro.