
Xabi Alonso
Në media shpesh është përfolur për një largim të Carlo Ancelottit sezonin e ardhshëm nga Real Madridi, për t’i bërë vend në stol Xabi Alonsos. Aktualisht, ky i fundit është në krye të Bayer Leverkusen.
Në një intervistë për mediat, CEO i klubi gjerman Fernando Carro ka konfirmuar qëndrimin e 43-vjeçarit edhe për sezonin e ardhshëm.
“Xabi Alonso do të drejtojë Bayer Leverkusenin edhe për sezonin e ardhshëm. Pas atij sezoni që bëri vjet në krye të skuadrës, për trajnerin spanjoll mjafton t’i bëjmë edhe një statujë.”, u shpre CEO i Leverkusen.
Poll