Bundesliga ka luajtur ditën e sotme ndeshjet e fundit të këtij sezonit. Bayer Leverkusen vazhdon të jetë i pathyeshëm në këtë sezon, teksa çoi në 51 numrin e ndeshjeve pa humbje. Ekipi i Granit Xhakës ia doli të triumfonte 2-1 ndaj Augsburg për të mbyllur kampionatin me plot 90 pikë.
Ndërkohë Bayern Munich humbet ndaj Hoffenheim me shifrat 4-2. Humbje kjo që i kushton vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, pasi Stuttgart fitoi 4-0 ndaj B.Munchesngladbach dhe zbret bavarezët të 3-tët.
Ndërkohë nga ana tjetër në shqiptar i jep fitoren Mainz dhe i siguron mbijetesën. Gol dhe nga Brajan Gruda. Kështu Mainz do të triumfonte 3-1 ndaj Wolfsburg dhe siguroi qëndrimin mes më të mirëve në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm.