
Borussia Dortmund
Ditën e sotme janë zhvilluar pesë takime të vlefshme për javën e 5-të të Bundesligës. Borussia Dortmundi vazhdon me ecurinë pozitive në kampionat teksa ka mposhtur Mainzin në transfertë me shifrat 2-0.
Ekipi verdhezi ndodhet në vendin e dytë me 13 pikë të grumbulluara, dy më pak se Bayern Munich. Fitore të rëndësishme në shtëpi ka marrë dhe Heidenheim që ka mposhtur Augsburgun me shifrat 2-1.
Bayer Leverkusen ka triumfuar në transfertë po me rezultatin 2-1 ndaj St. Pauli. Një nga sfidat më të çmendura ishte ajo ku Eintracht Frankfurt mposhti Borussia Monchengladbach me shifrat 6-4. Ndërsa Leipzig mposhti Wolfsburgun me shifrat 1-0.
Poll