Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bellingham pranë transferimit në Bundesligë, në garë 3 klube elitare

Shkruar nga NEWSPORT
Bellingham pranë transferimit në Bundesligë, në garë 3
Jude dhe Jobe Bellingham

Jobe Bellingham së shpejti mund të ndjekë hapat e vëllait të tij Jude. Talenti i ri i Sunderlandit, i lindur në vitin 2005, ndodhet në Gjermani këto ditë për të diskutuar me Eintracht Frankfurt, një nga tre klubet e Bundesligës që janë shumë të interesuar ta nënshkruajnë atë për sezonin e ardhshëm.

Përveç Eintrachtit, edhe Borussia Dortmund dhe RB Leipzig i kanë vënë syrin mesfushorit anglez. Dortmundi, që e njeh mirë familjen Bellingham pas përvojës së Jude, është takuar me Jobe dhe shoqëruesit e tij në Angli në fillim të majit. Këtë e raporton “Sky Sports UK”.

Pas një sezoni pozitiv me Sunderlandin, që kulmoi me një fitore në finalen e “play-off”-it ndaj Sheffield United dhe më pas ngjitjen në kategorinë e dytë, Jobe duket se do të bëjë një hap drejt një lige më konkurruese. 19-vjeçari në fakt ka shprehur dëshirën e tij për të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri në fund të kësaj jave.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga