
Alphonso Davies
Alphonso Davies ka një kontratë me Bayern Munchen që e mban të lidhur me klubin deri në fund të sezonit. Mbrojtësi kanadez kërkohet me ngulm prej kohësh nga Real Madridi.
Këtë javë me shumë gjasa do të përfundojë telenovela e 24-vjeçarit. Sipas mediave gjermane, agjenti i mbrojtësit, Nick Huoseh pritet të zbarkojë në Mynih për të diskutuar përfundimisht të ardhmen e Davies.
Një nga pengesat më të mëdha në këtë çështje është dhe paga e lartë që dëshiron lojtari në rast se rinovon kontratën. Klubi bavarez e transferoi mbrojtësin kanadez në janar të vitit 2019 nga Vancouver për shifrën e 14 milionë eurove.
Poll