
Harry Kane
Bayern Munich u shpall kampion i Gjermanisë këtë sezon duke rikthyer titullin në kabinetin e tyre. Një vit spektakolar ky aktuali ishte edhe për Harry Kane, i cili arriti të fitojë trofeun e parë në karrierën e tij.
Megjithatë, bomberi anglez nuk ka arritur të fitojë vetëm trofeun e parë. Harry Kane është shpallur lojtari më i mirë i këtij sezoni në Bundesligë, ku tregoi një paraqitje të shkëlqyer me fanellën bavareze.
Në 31 paraqitje këtë sezon në kampionatin gjerman, Harry Kane ka arritur të gjejë 26 herë rrugën e rrjetës dhe ka asistuar dhjetë herë. Bayerni i Mynihut e bleu sulmuesin në vitin 2023 nga Tottenham për shifrën e 95 milionë eurove.