Humbja e katërt radhazi e Manchester City ka lëkundur jo pak pozitat e Pep Guardiolës.
Spanjolli pësoi disfatën me përmbysje 2-1 ndaj Brighton, duke pasuar atë të eliminimit nga EFL Cup përballë Tottenham, humbjen në kampionat me Bournemouth dhe atë në Champions League kundër Sportingut të Lisbonës.
Kaq ka mjaftuar që Guardiola të jetë në shenjëstër dhe të aludohet për në stolin e kombëtares së Brazilit.
Fakt që është mohuar nga Federata e Futbollit që ka mohuar çdo kontakt me Pep Guardiolën. Trajneri i Manchester Cityt mund të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit dhe shihet si pasues i Dorival Júnior te 5 herë kampionët e Botës.
Poll