Besiktas do të luajë nesër kundër Ankaragucu në orën 19:30. Takimi i parë për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë luhet në transfertë dhe objektiv është vetëm fitorja.
Rol të rëndësishëm pritet të kenë dhe Ernest Muçi me Milot Rashicën. Ndaj Ankaragucu u luajt ndeshja e fundit në kampionat ku Muçi spikati me supergol, që çoi ekipin drejt fitores 2 me 0.
Kupa e Turqisë është një nga objektivat e klubit të Besiktas për këtë sezon. Finalja duket objektiv mëse i arritshëm, ndërsa kujtojmë se gjysmëfinalja e kthimit me Ankaragucu luhet më 7 maj.
Poll