
Vetëm një vit e gjysëm pas transferimit në kampionatin e Arabisë Saudite tek Al Ittihad, Karim Benzema është gati të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën e tij aktuale.
Nga Spanja raportojnë se fituesi i Topit të Artë në vitin 2022, me shumë mundësi mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit në futboll. Kontrata e Benzema me klubin arab përfundon në verën e vitit 2026, por ky i fundit është gati të tërhiqet nga futbolli verën e ardhshme.
Plani i 36-vjeçarit është të vazhdojë në botën e futbollit, por në një rol ambasadori. Benzema dhe Real Madrid kanë rënë dakord që francezit t’i ofrohet një rol ambrasadori i jashtëm, duke parë dhe marrëdhënien e mirë të futbollistit me Florentino Perez.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram