
Salzburg - Bayern Munich ©Credis FC Bayern Munich, Twitter
Inter dhe Bayern Munich do të përballen këtë të mërkurë për të luajtur ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League. Pas humbjes 1-2 në shtëpi, bavarezët do të kërkojnë përmbysjen në “San Siro”.
Një nga arsyet e humbjes së ekipit gjerman në shtëpi, ishin pikërisht mungesat. Megjithatë, në sfidën e kthimit ata pritet që të pakësohen. Sulmuesi Kingsley Coman dhe mesfushori Pavlovic janë të gatshëm për sfidën në Itali.
Por, ai të cilët bavarezët presin më shumë, Jamal Musiala po lufton me kohën. Talenti gjerman nuk është rikuperuar ende plotësisht, teksa mund t’i duhen edhe disa ditë. Megjithatë, mund të ketë edhe surpriza, e Musiala ta nisë këtë ndeshje nga stoli.
Poll