
Joshua Kimmich
Në kampin e Bayern Munich janë të shqetësuar rrreth situatës së Joshua Kimmich. Mesfushorit gjerman i skadon kontrata në fund të sezonit me klubin bavarez dhe ende nuk ka lajme të reja rreth një rinovimi të mundshëm.
Por ideja e 29-vjeçarit duket se është t’i japë lamtumirën Bayernit në fund të sezonit. Sipas “Marca”, mes agjentit të Joshua Kimmich dhe Florentino Perezit ka patur kontakte.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak klubit bavarez, të cilët kërkojnë të zgjasin bashkëpunimin me të. Momentalisht Kimmich po luan sezonin e tij të dhjetë me fanellën e Bayernit dhe me shumë gjasa do të jetë i fundit.
Poll