Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arsenal i prish planet Manchester United, klubet angleze në “sherr” për suedezin

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal i prish planet Manchester United, klubet angleze në
Viktor Gyokeres

Arsenali përshpejton për Viktor Gyokeres. Sipas “CNN Portugal”, agjenti i sulmuesit suedez, Hasan Çetinkaya, pati sot një takim me drejtuesit e “Topçinjve ”. Një bisedimet shënuan fillimin e një faze vendimtare në negociata, pas disa ditësh kontaktesh eksploruese midis palëve.

Mikel Arteta e ka identifikuar Gyokeres si profilin ideal për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm dhe Arsenali është gati të lëvizë konkretisht për t'iu paraprirë konkurrencës. Qëllimi i klubit londinez është të paraqesë së shpejti një ofertë zyrtare, të fortë në vlerësimin e lojtarit dhe dëshirën për ta mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, edhe Manchester United ka dalë në pah. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” kanë intensifikuar kontaktet me rrethin e sulmuesit të Sporting-ut javën e fundit. Megjithatë, për momentin, klubi i “Old Trafford” duket se është në disavantazh krahasuar me Arsenalin, i cili mbetet përpara në garë.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga