
Ciro Immobile largohet nga Lazio pas 8 vitesh. Sulmuesi italian do të largohet edhe nga Serie A, ndërsa do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi.
34-vjeçari do të transferohet te Basiktas. Palët kanë arritur mes tyre marrëveshjen për një kontratë 2-vjeçare.
Immobile pritet që së shpejti të zbarkojë në Stamboll për të firmosur kontratën dhe më pas për t’u prezantuar si afrimi më i ri i bardhezinjve. Te Besiktas do të bëhet shokë skuadre me lojtarin e kombëtares shqiptare, Ernest Muçin.
34-vjeçari ka arritur të shënojë 329 gola dhe të asistojë në 75 raste. Këto shifrat i ka arritur në 593 ndeshje zyrtare të zhvilluara deri më tani. Në të kaluarën Immobile përveç Serie A ka luajtur edhe në Bundesligë dhe La Liga.