Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arrigo Sacchi kundër drejtuesve të Milanit: Mos e largoni Piolin, është njerëzore të gabosh

Shkruar nga NEWSPORT
Arrigo Sacchi kundër drejtuesve të Milanit: Mos e largoni Piolin,
Arrigo Sacchi - Stefano Pioli

Legjenda e klubit të Milanit, Arrigo Sacchi ka folur së fundmi për situatën e ekipit italian me trajneri Stefano Pioli. Ky i fundit është shumë pranë largimit nga roli i trajnerit të Milanit, por me këtë gjë nuk është dakord Sacchi.

Ish-tekniku i Milanit të ‘artë’, është shprehur se Pioli ka bërë mirë në pankinën e kuqezinjve, madje Sacchi kërkon që trajneri emilian të konfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm.

“Unë mendoj se rrugëtimi i Stefano Piolit në pankinën e Milanit ka qenë pozitive. Pse të mos konfirmohet në drejtim të skuadrës? Ai fitoi një titull kampion me klubin që kishte shpenzuar më pak se rivalët.

Në atë rast i mahniti të gjithe dhe e zbaviti pulbikun. Ndërkohë që këtë sezon është i dytir në kampionat. Do të thotë që vetëm Interi ka bërë më mirë.Trajneri meriton respekt për atë ç’ka i ka dhënë Milanit dhe për mënyrën se si u soll.

Nuk mendoj se konfirmimi i tij është një hap pas. Ai është një trajner që ka qenë në gjende të përmirësohet me kalimin e kohës. Ai edhe ka gabuar, por është njerëzore të gabosh”, është shprehur ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga