Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Anglia pa trajner, 64-vjeçari gjerman mendon pankinën e "3 Luanëve"

Shkruar nga NEWSPORT
Anglia pa trajner, 64-vjeçari gjerman mendon pankinën e "3
Anglia

Anglia është pa trajner që pas largimit të Gareth Southagate. Tekniku anglez mbylli aventurën me “3 luanët” pasi dështoi që të fitonte Euro 2024, duke u mposhtur nga Spanja në finalen e madhe.

Emrat për të marrë drejtimin e Anglisë janë të shumtë duke filluar nga Graham Potter, apo Eddie Howe. Teksa së fundmi një tjetër emër i njohur për botën e futbollit ka dalë në pah.

Ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low i është vetofruar Anglisë. I papunë që prej 2021-shit kur u largua nga “Panzerat”, Low i është vetofruar “3 luanëve”, teksa tashmë pret përgjigjen e Federatës Angleze të Futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga