Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Anësori brazilian “mollë sherri”, Bayern dhe Inter në garë për 23-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
Anësori brazilian “mollë sherri”, Bayern dhe Inter në
Luis Henrique

Luis Henrique është kthyer në “mollë sherri” në prag të merkatos së verës. Futbollisti, i cili luan në rolin e mesfushorit të krahut të djathtë dhe të majtë, ka fituar interesin e disa klubeve “big” në Europë.

Me shumë mundësi, 23-vjeçari brazilian do ta mbyllë aventurën e tij me Marseille në Francë. Kjo për shkak se dy ekipe të mëdha si Bayern Munich dhe Inter janë futur seriozisht në garë për shërbimet e tij.

Henrique po zhvillon një sezon mjaft të mirë, ku në 31 ndeshje ka shënuar 9 gola e asistuar në 8 të tjerë. Ndërkohë Marseille kërkonë rreth 30 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin.

Ky i fundit ende nuk e ka “ndarë mendjen” për të ardhmen dhe si Bayern ashtu e Inter po presin me interes zgjedhjen përfundimtare të 23-vjeçarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga