Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ancelotti habit me deklaratën e tij: Gabimi im më i madh në 2015, i kërkova Realit rritje rroge dhe më shkarkuan

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti habit me deklaratën e tij: Gabimi im më i madh në 2015,
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti u shkarkua nga detyra si trajner i Real Madrid në verën e vitit 2015 për t’i lënë vendit Rafa Benitezit. Tekniku italian është kthyer pas në kohë duke folur për largimin e tij atë vit në një intervistë për mediat.

“Është e pamundur të marrësh vetëm vendime të mira në 30 vite. Në vitin 2015 isha shumë pranë rinovimit me “Los Blancos”, ata donin të më mbanin, por unë ushtrova shumë presion për të më rritur pagën.

Ata nuk pranuan dhe më shkarkuan nga detyra. Ishte një gabim i imi, më i keqi që kam bërë, por mora një mësim.”

A jam trajneri më i mirë i 30 viteve të fundit? “Jo, nuk e mendoj. Kam fituar shumë, por ka trajnerë të tjerë që kanë fituar edhe më shumë se unë. Ferguson, Guardiola apo Lobanovski. Edhe sikur të mendoja se jam më i miri i 30 viteve të fundit çdarë do ndodhte? A do më bënit një statujë? Nuk mendoj kështu (qesh)”, shprehe italiani për mediat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga