Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Akuzat nga Galatasaray, flet Jose Mourinho: Nuk ishin të zgjuar kur më sulmuan, ata nuk i dinë lidhjet e mia

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzat nga Galatasaray, flet Jose Mourinho: Nuk ishin të zgjuar kur më
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka folur për akuzat që i bënë Galatasaray për racizëm. Për “Sky Sport News” portugezi ka theksuar se nuk është shqetësuar aspak dhe ka qëndruar i qetë, pasi ai e dinte të vërtetën.

Ndër të tjera ka deklaruar se asnjë nuk i di lidhjet që ka me Afrikën dhe afrikanët. Timonieri i Fenerbahces nënvizoi se ishte e kundërta e atyre që pretenduan, ndërsa ai e njeh mjaft mirë veten e tij.

“Ata nuk ishin të zgjuar në mënyrën se si më sulmuan, sepse nuk e dinin të kaluarën time. Ata nuk i dinin lidhjet e mia me Afrikën, me njerëzit afrikanë, lojtarët afrikanë dhe organizatat bamirëse afrikane. Kështu që në vend që të dilnin kundër meje, unë mendoj se u bë bumerang dhe shkoi kundër tyre.

Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre. Pikërisht e kundërta! Gjëja më e rëndësishme është që unë e di kush jam dhe sulmi që më akuzuan për racizëm ishte një zgjedhje e keqe”, theksoi portugezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga