Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Ai ka shumë talent", Cristiano Ronaldo vlerëson Lamine Yamal: Do të jetë ndër më të mirët në botë

Shkruar nga NEWSPORT
"Ai ka shumë talent", Cristiano Ronaldo vlerëson Lamine
Lamine Yamal - Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka folur së fundmi mbi talentin e Barcelonës Lamine Yamal. Ylli portugez nuk ka kursyer elozhet për spanjollin edhe pse ai luan te rivalët historikë të CR7-ës, siç janë katalanasit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” thotë se Yamal ka shumë talent. Ndër të tjera, Cristiano shton se nëse spanjolli nuk do të ketë probleme në të ardhmen, ai do të jetë ndër më të mirët e gjeneratës së tij.

“Unë shikoj shumë talent te Lamine Yamal. Ai duket që është mjaft special dhe i mirë. Shpresoj që ai nuk do të ketë ndonjë problem në të ardhmen. Nëse nuk do të ketë probleme, Yamal do të jetë një nga më të mirët e gjeneratës së re të futbollit”, tha Cristiano Ronaldo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga