Mbrëmjen e djeshme Cristiano Ronaldo do ta mbajë mend gjatë. CR7 arriti që ndaj Kroacisë të shënojë golin numër 900 në karrierën e tij, ndërsa Portugalia triumfoi 2-1.
Pas këtij suksesi ka folur portugezi. Kapiteni i Portugalisë ka theksuar se ky ishte një tjetër objektiv që ka donte prej kohës. Sipas tij është një arritje unike.
Ndërkohë gjithashtu CR7 foli edhe për Botërorin e ardhshme me Portugalinë, ku theksoi se triumi në Euro 2016 me portugezët është i barazvlefshëm më fitimin e një botërori.
“Kjo do të thotë shumë për mua, është një objektiv që kam dashur ta arrij prej shumë kohësh. Unë e dija që do ta arrija këtë, pasi duke vazhduar të luaja, do të vinte në mënyrë natyrale. Ishte moment emocionues, pasi është një arritje. Duket thjesht si një tjetër objektiv i arritur, por vetëm unë dhe njerëzit që kam përreth e dinë se sa e vështirë është të punosh çdo ditë, të jesh fizikisht dhe psikologjikisht gati, që të shënosh 900 gola. Është një arritje unike në karrierën time
Botërori me Portugalinë? Fitorja e Europianit me Portugalinë është e barazvlefshme me fitoren e Kupës së Botës. Kam fituar dy trofe me Portugalinë që i dëshiroja shumë, nuk është kjo ajo që më motivon. Jam i motivuar duke iu gëzuar futbollit dhe pastaj rekordet vijën natyrshëm”, ka përfunduar portugezi.
I dreamed of this, and I have more dreams. Thank you all! pic.twitter.com/2SS3ZoG2Gl
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) September 5, 2024