Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E TRISHTË/ 34 vite pjesë e UEFA-s, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare ish-arbitri i njohur gjerman

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ 34 vite pjesë e UEFA-s, ndërron jetë në
Gerhard Aigner

Futbolli është në zi. Një nga figurat më të dashura të këtij sporti ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Gerhard Aigner ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e djeshme, emri i të cilit do të kujtohet gjithmonë nga sportdashësit.

Ish-arbitri i njohur gjerman në karrierën e tij ka qenë një “hallkë” e rëndësishme në UEFA, i cili për 34 vite ka mbajtur pozicionin e Sekretarit ekzekutiv. Në karrierën e tij si pjesëtar i familjes së madhe europiane zbarkoi në Shqipëri, ku nuk nguroi asnjëherë të ndihmonte FSHF-në në zhvillimin e futbolliit.

“Lamtumire Gerhard...

Eshte ndare dje nga jeta ne moshen 81 vjecare nje nga emblemat e historise 70 vjecare te UEFA - sekretari i saj i pergjithshem 1988-99...dhe sekretari ekzekutiv i saj 1999-2003 gjermani Gerhard Aigner...

Njeriu qe me nje pasion, ndershmeri e profesionalizem te rralle i sherbeu Shtepise se futbollit europian per 34 vjet radhazi qe prej 1988- 2022...

Gjermani stoik ne mes vitet 90 vizitoi Shqiperine duke qene nder te paret e te paktit krere te UEFA qe shkelte ne vendin tone ...aq me shume pas nje vete  izolimi absurd tonin disa dekadesh...

Ish arbitri i futbollit te Bundesliges gjermane ne vitet 70- 80 ...fale pasionit te tij te madh  per futbollin .... Aigner do te arrinte deri ne majat e UEFA-s .

Kur Gerhard vizitoi Shqiperine aso kohe ne krye te FSHF sone ishte miku im i hershem e i cmuar Eduard Dervishi...te cilit i jam shume mirenjohes qe me rezervoi nje takim , nje kafe pune e nje interviste me Sekretarin e pergjithshem te asaj kohe te UEFA ...me te cilin fola per gati 1 ore per futbollin ne pergjithesi e per hallet, problemet e veshtiresite e shumta qe po kalonte  vecmas futbolli shqiptar i asaj kohe ....

Premtoi se do bente cmos e c'kish ne dore per ta ndihmuar Shqiperine e futbollin shqiptar...dhe e mbajti fjalen ashtu sic di ta mbaje nje gjerman.

Per vite me radhe sa ishte Aigner ne maje te UEFA ...kjo e fundit por edhe Federata gjermane e futbollit e ndihmuan FSHF e futbollin shqiptar ne pergjithesi ne forma te ndryshme .

Per here te fundit e takova Gerhard Aignerin ne 11 tetor 1997 ne Hanover gjate ndeshjes se pa harruar Gjermani - Shqiperi 4-3...

Per vite me radhe kemi mbajtur kontakte dhe shpesh kemi folur, komunikuar e diskutuar per probleme te ndryshme futbolli dhe kuptohet vecmas edhe per Shqiperine e futbollin shqiptar sepse gjithmone kur flisnim e komunikonim ne telefon ,  Skype apo edhe me mesazhe  i thosha me shaka...po ti e di fort mire zoteri i nderuar se...gjuha vete ku dhemb dhembi...

Ishte pozitiv , profesionist i lindur, korrekt e serioz si askush tjeter ...mik i sinqerte i Shqiperise e i shqiptareve te cilet i ndihmoi jo pak ne kohet e tyre me te veshtira.

Lamtumire mik i mire Gerhard Aigner .

Te prehesh ne Paqe .

A.R.D”, thuhet në postimin e Adriatik Riza Dosti, i cili gjithashtu ishte një mik i Aigner.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga