Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

30 milionë euro nga Al Hilal për Lazion, Elseid Hysaj “kryqëzon” gishtat

Shkruar nga NEWSPORT
30 milionë euro nga Al Hilal për Lazion, Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Para pak ditësh, Simone Inzaghi u prezantua si trajneri i Al Hilal në Arabinë Saudite. Tekniku italian e mbylli me Interin në mënyrën më të hidhur duke u mposhtur në finalen e Champions League nga PSG.

Megjithatë, aventura e tij e re në Lindje ka bërë që të mendojë për të përforcuar ekipin. Siç raportojnë mediat italiane, Al Hilal po vëzhgon me vëmendje mbrojtësin e Lazios, Nuno Tavares.

Thuhet se klubi i Inzaghit ka nisur kontaket me kryeqytetasit e Italisë për të firmosur me shokun e ekipit të Hysajt. Lazio kërkon të paktën 30 milionë euro për portugezin. Në rast të largimit të Tavares, Hysaj do të kishte më shumë shance për të qenë në fushën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga