
Daniele Orsato
Angli – Zvicër ishte ndeshja e fundit për Daniele Orsato. Gjyqtari italian mbyll kështu aventurën e tij në Euro 2024. Po jo vetëm kaq, pasi çerekfinalja ishte edhe sfida e fundit për të në karrierë.
48-vjeçari është rikthyer në Itali. Prej 18 vitesh Orsato ishte protagonist në skuadrën e arbitrave, ndërsa tashmë do të duhet të shijojë çdo ndeshje si spektatorë.
Një karrierë mjaft e pasur për Orsaton, me italianin që ka gjykuar në ndeshje të nivelit të lartë. Serie A, Champions, Europa apo Conference League. Gjithashtu edhe në Kupa Bote dhe në Europiane, duke qenë mjaft i zoti në fushën e lojës.