
Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Florian Wirtz. Anglezët kërkojnë me doemos zëvendësuesin e Kevin de Bruyne dhe për këtë po punojnë shumë.
Talenti i Bayern Leverkusen është i preferuari i “Qytetarëve”, me drejtuesit që kanë nisur të mendojnë për një tjetër lëvizje drejt tij. 21-vjeçari në këtë sezon me kampionët e Bundesligës ka arritur të luajë në 36 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 15 gola dhe të dhurojë 13 asiste.
Gjermani ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në verën e vitit 2027 dhe vetëm një ofertë stratosferike mund të bindë drejtuesit për të lënë të lirë talentin e tyre.
Siç dihet në merkaton e janarit, City i ofroi 100 milionë euro, por që nuk mjaftuan për të siguruar shërbimet e tij. Ndërsa në "Transfermarkt", vlera e talentit gjerman është 140 milionë euro.