Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

125 milionë euro, FIFA njofton klubet për çmimin marramendës

Shkruar nga NEWSPORT
125 milionë euro, FIFA njofton klubet për çmimin
FIFA

Verën e këtij viti do zhvillohet Botërori i Klubeve, një kompeticion i ri me 32 ekipe. Ndërkohë që FIFA, organizatore e këtij kampionati mes klubeve nga e gjithë bota, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm.

Fituesi i Botërorit të Klubeve do të marrë një “çek” prej 125 milionë eurosh.

Kujtojmë se ky turne do të startojë më 14 qershor, teksa finalja do të jetë më 13 korrik. Skuadra “big” nga Europa si Manchester City, Real Madrid, PSG, Chelsea, Bayern Munich, Inter, Juventus dhe Atletico Madrid, do të jenë pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Ndërkohë ekipe të tjera me emër në futbollin botëror janë edhe Inter Miami i Leo Messit, Al Hilal, River Plate dhe Botafogo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga