Trabzonspor u mposht mbrëmë nga skuadra e Galatasarayt me shifra 4-1. Pas kësaj humbje ka folur trajneri, Fatih Tekke. Ky i fundit i zhgënjyer për humbjen, teksa ishte gjithashtu edhe shumë i revoltuar për merkaton.
Timonieri foli edhe për largimet e futbollistëve që janë të rnëdëisshmë për ekipin, prej tyre edhe Ernest Muçi. Tekke u shpreh se ekipet kërkojnë 10 milionë euro për futbollistët, shifër kjo e konsiderueshme dhe e parealizueshme. Ndër të tjera kërkon zëvendësuesit e futbollistëve që priten të largohen.
“Kemi nevojë për të paktën dy mbrojtës qendre. Nuk kemi alternativa për mbrojtësin e djathtë dhe të majtë. Kemi mungesë edhe në krahë. Këto na duhen urgjentisht. Po të kishim para, do të doja një mesfushor dhe një numër 10. Nëse ndodh diçka me lojtarët tonë, do të kemi mungesa të mëdha. Kjo skuadër është e re dhe e sapo formuar. Aktualisht kam edhe lojtarë që dua të largohen. Qëndrimi im për transferet është ta çojmë lojën tonë një hap më përpara.
Jemi në kontakt me klubet e lojtarëve që na pëlqejnë për sa i përket transferimeve, por çmimet nuk janë të arsyeshme. Na pëlqen lojtari, por kërkojnë 10 milionë euro dhe kjo nuk realizohet. Na mbeten lojtarë të përkohshëm dhe 3–5 muaj nuk mjaftojnë për t’i bërë ata të kompletuar.
Duhet të marrim një lojtar të kompletuar, por kjo duket e vështirë. Nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë, do të hasim vështirësi në çdo ndeshje. Edhe me dëmtimin më të vogël… Tashmë kemi dëmtime dhe mangësi”, ka përfunduar timonieri, i cili në këtë mënyrë lë të kuptohet se Muçi do të largohet nga turqit.
