Ish-sulmuesi i Anglisë, Trevor Francis, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër në Spanjë.
Në vitin 1979 ai u bë futbollisti i parë i Britanisë me vlerën 1 milionë paund kur u transferua nga Birmingham City në Nottingham Forest. Ai fitoi dy Kupa Europiane me Forest në 1979, kur shënoi dhe golin fitues kundër Malmos, dhe 1980. Ai gjithashtu fitoi 52 ndeshje me Anglinë, duke shënuar 12 gola, përpara se të fillonte një karrierë si trajner.
Në një deklaratë të lëshuar nga familja për legjendën e futbollit anglez, thuhej:
"Kjo ka ardhur si një tronditje e madhe për të gjithë. Ne jemi të gjithë shumë të mërzitur. Ai ishte një futbollist legjendar, por gjithashtu ishte një person jashtëzakonisht i mirë”.