
Bernie Ecclestone, ish-shefi ekzekutiv i 'Formula 1' ka dhënë një lajm pozitiv për shëndetin e legjendës Michael Schumacher.
Ecclestone beson se kampioni i F1 do të përmirësohet më shumë së shpejti dhe do të jetë vet ai që do t'ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, shkruan The Mirror.
Lajmin për gjendjen e Schumacher Ecclestone e jep në një film dokumentar mbi legjendën gjermane F1 që do të dalë në treg më 5 dhjetor në vendet gjermanofolëse.
Filmi, i cili kishte mbështetjen e plotë të bashkëshortes Schumacher, Corinna dhe pjesës tjetër të familjes, do të detajojë jetën unike dhe karrierën garuese të Michael dhe aksidentin e tij në pistën e skive më 29 dhjetor 2013 në të cilin kampioni rekord F1 pësoi trauma të rënda në kokë dhe ra në koma, raporton newsbomb.al.
Një trailer i dokumentarit është transmetuar sot nga mediat gjermane, ndërsa bosi i F1 dha dhe një deklaratë duke u shprehur 'Ai nuk është me ne në këtë moment. Por kur ai të jetë më mirë, ai do t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve.