Miralem Pjanic ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe të rikthehet pas një viti te Juventus. Mundo Deportivo, e përditshmja pranë katalanasve bën me dije se dy klubet janë duke diskutuar mes tyre për formulën e kësaj lëvizjeje.
Pjesa më e vështirë duket ajo e formulës mes dy skuadrave, me Pjanic që ka thënë "po" për t'u rikthyer sërish në Torino, këtë herë nën urdhërat e trajnerit Allegri. Dy skuadrat do përballen për trofeun Gamper, teksa duket se në atë event do gjendet gjuha e përbashkët për kalimin e boshnjakut 31 vjeçar në Torino.
Poll