
Bayern Munich mbylli sërish një sezon të suksesshëm në Bundesliga teksa arriti yë fitonte për herë të 11-të radhazi titullin kampion. Por, kjo gjë duket se nuk do të ndaloj revolucionin në Mynih.
Pas Lucas Hernandez që është pranë kalimit tek Paris Saint-Germain, edhe 9 lojtarë të tjerë janë pranë lagimit. Bëhet fjalë për Sadio Mané dhe Serge Gnabry kanë marrë oferta nga Arabia Saudite.
Por sipas “Blid” këto nuk janë të vetmit, pasi edhe Leon Goretzka, Marcel Sabitzer, Ryan Gravenberch, Benjamin Pavard, Noussair Mazraoui dhe Bouna Sarr. Përsa i përket Gnabry dhe Goretzka, shanset për një lamtumirë duket se janë reduktuar në minimum por ende nuk është asgjë e sigurt.
Ndërsa mesfushori i ri Malik Tillman mund të largohet për një marrëveshje të re huazimi pas sezonit të kaluar me Rangers.