
Matheë Boniface u zyrtarizua dje si lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi nigerian bëhet futbollisti i 5-të që të kuqtë kanë në repartin e avancuar.
Realdo Fili, Kaleb Ekuban, Jurgen Vatnikaj, Ardit Jaupaj dhe Matheë Boniface mbipopullojnë sulmin e Partizanit për fazën e dytë të sezonit.
Të kuqtë përflitet se kanë mbyllur marrëveshjen me Xhevahir Sukajn, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Sulmuesi shkodran është prej kohësh në bisedime me drejtuesit e klubit prejt të cilit u largua verën e këtij viti për t'u rikthyer sërish.
Megjithatë, fakti që ende nuk është bërë zyrtarizimi i tij, lë hapësirë të mendosh se te Partizani po mendohen nëse ka vend për Sukajn, apo edhe vetë shkodrani mund të jetë në dilemë nëse do të ketë një vend titullari apo jo.