
Sokol Cikalleshi është duke kaluar një moment të mirë në karrierën e tij, teksa gjetja e rrjetës në vend të shtyllave është më e lehtë për sulmuesin kuq e zi.
Cikalleshi ka shënuar një gol tepër të rëndësishëm sot në sfidën midis Akhisarspor dhe Istanbulspor. Teksa sfida ishte në rezultatin e barabartë 3-3, në minutën e 91', Cikalleshi shënon golin e 4 dhe të fitores për ekipin e tij të Akhisarspor. Një trepikshë I cili ka vlerë të madhe për klubin e Cikalleshit, të cilët gjenden në vendin e dytë me 25 pikë dhe kanë shanse të mëdha për të shkuar në Superligën Turke.
Kujtojmë që këtë fundjavë kanë shënuar për skuadrat e tyre Armando Sadiku (2) gola dhe Florian Kamberi (1) gol.
Poll