Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Bombë” nga Spanja: Zbardhen kushtet e vendosura nga Messi për rinovimin me Barcelonën në 2020, sillte shkatërrimin e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
“Bombë” nga Spanja: Zbardhen kushtet e vendosura nga Messi

Gazeta El Mundo në Spanjë tregoi sot detaje të reja duke publikuar një sërë e-mailesh në të cilat shfaqen pretendimet e Leo Messit në negociatat me FC Barcelonën në 2020 sa i takon rinovimit. E njëjta medie ka postuar regjistrimet e bisedave mes Gerard Pique dhe presidentit të Federatës, Luis Rubiales, tregon një moment të ri që e çoi klubin katalanas pranë rrënimit.

Mundo Deportivo publikoi një shkëmbim e-mailesh mes Jorge Messi, babait dhe përfaqësuesit të argjentinasit, avokatëve të tij dhe Josep Maria Bartomeu, presidentit të katalanasve në atë kohë, në të cilin u shfaqën edhe pjesa tjetër e drejtuesve të klubit. Çështja e kontratës së Leo Messit është ngritur gjithmonë, edhe kur pandemia e koronavirusit preku seriozisht klubin.

Zyrtarët u detyruan të trajtonin temën e zgjatjes së kontratës për të mos humbur Messin dhe më 4 maj 2020 presidenti i dërgoi propozimin e parë Jorge-s. Në të përmendej se "vazhdimi është nënshkruar tashmë edhe për një vit me një klauzolë që tregon se sezonet në vijim zgjaten automatikisht nëse Leo nuk vendos ndryshe deri më 30 prill 2021", dhe në e-mail Bartomeu shkruante se marrëveshja do të ishte " perfekte për të gjithë”.

Jorge Messi kërkoi një hapësirë (lozhë) në Camp Nou për familjen e tij dhe të Suarez, por edhe një avion privat për të gjithë familjen për në Argjentinë gjatë pushimeve dimërore, kushte që Barcelona i pranoi.

Kushtet e Leo Messit për të nënshkruar rinovimin

Në 11 qershor 2020, avokati Jorge Pecourt i dërgoi një e-mail Bartomeu, CEO Oscar Grau dhe Roman Gomez-Ponti, kreut të departamentit ligjor, duke deklaruar 11 kushtet që Leo Messi kishte për të zgjatur marrëveshjen e tij.

  1. Kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi të njëanshme për Leo Messin.
  2. Paga fikse: 20% ulje në pagën fikse për sezonin 2020/21, rikuperim 10% të pagës në sezonin 2021/22 dhe 10% të tjera në sezonin 2022/23 me 3% interes vjetor.
  3. Pagesa e bonuseve të besnikërisë së mbetur me interes të shtuar.
  4. Lozhë për familjet e Messit dhe Luis Suarez në Camp Nou.
  5. Fluturim privat për Krishtlindje për të gjithë familjen në Argjentinë.
  6. Pagesa e shumave të shtyra nga sezoni 2020/21 plus interesat në rast të përfundimit të kontratës.
  7. 10 milionë euro bonus nënshkrimi.
  8. Rritja e shpërblimit nëse rriten taksat.
  9. Eliminimi i klauzolës së ndërprerjes, e cila do të mbetej në shumën prej 10 mijë euro.
  10. Vazhdon kontratën Pepe Costa, ndihmësi i Messit.
  11. Barcelona merr përgjegjësinë për t'i paguar komisionet e nevojshme Rodrigo Messit, përfaqësuesit të Ansu Fatit.

Në fund marrëveshja mes palëve dështoi, me Messin që kaloi te PSG si lojtar i lirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga