Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

BOMBË nga Spanja, skuadra kampione bën NEYMAR lojtarin më të paguar (SHIFRAT JANË STRATOSFERIKE)

Shkruar nga NEWSPORT
BOMBË nga Spanja, skuadra kampione bën NEYMAR lojtarin më të

Neymar JR qëndroi në kryeqytetin francez, Paris të paktën deri në merkaton e janarit.

Edhe pse u kërkua nga skuadrat më të mëdha të kontinentit, ylli brazilian nuk vendosi të largohet nga "Parc des Prince", duke qëndruar me PSG-në. Një sinjal ky që mes tij dhe klubit nuk ka krisje dhe për këtë fakt, PSG mendon ta shpërblejë.

Sipas "Don Balon", kampionët në fuqi të Ligue 1 kërkojnë ta bëjnë të lumtur Neymar dhe kush më tepër se një kontratë faraonike do e bënte të lumtur 27 vjeçarin. Duke iu referuar këtyre burimeve, PSG kërkon rinovimin e kontratës me Neymar dhe është e gatshme të ofrojë plot 50 milionë euro në sezon për të.

Kjo e shndërronte yllin brazilian në një makineri të vërtetë të ardhurash, teksa do e bënte lojtarin më të paguar në rruzull. Aktualisht, Neymar është lojtari i dytë më i paguar, pas Lionel Messit, me 36.8 milionë euro.

Gjatë merkatos së verës, Neymar u kërkua me ngut nga Barcelona, Reali i Madridit dhe Juventusi.  

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga