
Barcelona po mendon që tani për merkaton e verës. Pasi ka siguruar De Jong nga Ajaxi për një shifër rekord prej 86 milionë euro, tashmë drejtuesit e klubit po mendojnë dhe për mesfushorin e Atletiko Madrid, Saul Niguez. Katalanasit po mendojnë të përforcojnë mesfushën dhe ka hedhur sytë pikërisht nga Atletiko Madrid. Barcelona është të bëj një sforco të madhe ekonomike për lojtarin duke ofruar 110 milionë euro. Tashmë topi kalon në duart e drejtuesve të Atletikos nëse do të pranojnë ofertën ose jo. Merkato e verës do të zbulojë edhe më shumë rreth këtij lajmi që qarkullon në mediat spanjolle.
Poll