Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Je ndeshur me drogaxhinjë", Connor Benn "përplaset" me Florian Markun, boksier shqiptar nuk ia përton: Do të flasim në ring (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
"Je ndeshur me drogaxhinjë", Connor Benn

Florian Marku do të ndeshet më datë 7 gusht ndaj boksierit Prodan për titullin "International ëelterëeight". Ditën e sotme Marku ka dhënë një intervistë për këtë duel, ndërsa ka pasur edhe një "përplasje" me Connor Benn, kampionin e boksit në Angli.

25-vjeçari u përplas me Markun duke i thënë se në moshën 19 vjeçare ai ka qenë kampion, ndërsa Marku është ndeshur me boksierë drogaxhinjë. Debati nuk mbaroi me kaq pasi Marku nuk ia përtoi duke i thënë se ai ndeshet me bokserirë që kanë nga 19 sfida pa humbur si dhe do të flasë me Connor në ring.

Connor Benn: Je ndeshur me boksierë drogaxhinjë, je 28 vjeç dhe duhet të kishe premierën tënde të boksit, unë kam qenë 19-vjeç.

Florian Marku: Sa vjeç je tani?

Connor Benn: Jam 25-vjeç.

Florian Marku: Kemi 3 vite diferencë, nuk është ndonjë gjë e madhe. Je ndeshur me boksier të dobët me 9 humbje. Unë jam ndeshur me boksierë që kanë nga 19 ndeshje pa humbur.

Connor Benn: Ti je ndeshje me boksierë drogaxhinjë.

Florian Marku: Nuk të vë faj, do të flasim në ring.

Poll

Lexo gjithashtu