Skuadra e Benficas ka përfunduar nën hetim dhe ka amrrë vëmendjen e drejtësisë portugeze. E gjitha ka të bëjë me dyshimet për korrupsion në javën e fundit të kampionatit portugez në sezonin 2017-2018.
Ekipi portugez dyshohet se ka manipuluar një sërë rezultatesh. Sipas “Sportmediaset”, skuadra e atëhershme e drejtuar nga Rui Vitoria siguroi kualifkimin në Champions League vetëm në sfidën e fundt në kampionat.
Benfika mundi 1-0 Morei-rense falë një penalltie. Me Porton tashmë kampione, Benfika luftonte me Sporting Lisbonën për një vend në Ligën e Kampioneve.
Momenti i diskutueshëm ishte prekja e topit me dorë të Alfa Semedos, që u be në fund të sezonit nga Benfika për 2.5 mln Euro. Këto veprime kanë bërë që hetuesit të dyshojnë për korrupsion. Nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, klubi portugez përfitoi 43 mln Euro.