
Natyrshëm e gjithë vëmendja e korçarëve është e përqendruar te KAS-i dhe vendimi që pritet të dalë brenda datës 17 qershor. Por, në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit kanë menduar edhe për lëvizjet e mundshme në merkato, duke besuar shumë se vendimi do të jetë pozitiv për çështjen e dënimit nga UEFA. Në dalje duken mesfushorët Latifi dhe Nimaga, me të parin me më shumë shanse kalimi në një kampionat të huaj. Nga ana tjetër, siç bën me dije gazeta “Sport Ekspres”, klubi ka bërë gati lëvizjet për përforcimin e skuadrës. Presidenti Ardjan Takaj ka thënë se skuadrës së tij do t’i bashkohen ditët në vazhdim 4-5 lojtarë të rinj, që janë nga kampionati ynë dhe nga Kosova, por pa përmendur emra konkretë.
Poll