
Transferimi i Marcos Alonsos në verë nga Chelsea tek Barcelona është raportuar në FIFA si mashtrim. Raportimin e ka bërë klubi i Union Adarve. Në këtë klub Marcos Alonso ka luajtur me ekipin e moshave.
Union Adarve pretendon se duhet të kishte marrë 103 mijë euro nga transferimi. Por kjo shifër nuk është derdhur në arkat e klubit. Për këtë shkak është bërë edhe denoncimi në FIFA. Sipas “AS” Union Adarve ka evidencat e negociatave mes dy klubeve për transferimin e Alonso.
Barcelona nga ana tjetër është e pashqetësuar nga pretendimet e Union Adarve. Katalanasit kanë nënshkruar për një vit me Marcos Alonso duke ia ulur ndjeshëm pagën. Ai ka bërë 21 paraqitje deri më tani me blaugranat duke shënuar dhe 2 gola.
Barcelona është përballur këto kohë me shumë probleme financiare, ku më i rëndësishmi është borxhi i pashlyer ndaj La Liga. Mbetet për t’u parë nëse FIFA do t’i marrë në konsideratë pretendimet e Union Adarve.