
Bledi Shkëmbi që prej 21 nëntorit të vitit 2022 nuk mbulon më rolin e trajnerit. Ish-mesfushorin e njohur të Skënderbeut të artë, që prej asaj kohe e kemi parë shpesh në studio televizive duke dhënë opinionet e tij për futbollin shqiptar.
Pasi la futbollin e luajtur, Shëmbi provoi rolin e trajnerit të cilin e “bënte” edhe në fushë. Mirëpo, deri tani nuk i ka shkuar siç duhet teksa në 5 aventurat e tij me Lirinë e Prizrenit, Ballkanin, Dinamon dhe së fundmi Teutën, nuk ia ka dalë t’i përmbushë me sukses.
43-vjeçari është gati të rikthehet përsëri, kësaj rradhe në Maqedoninë e Veriut ku Voska Sport ka nisur bisedimet me të pas ngjitjes historike në Superligë, raportojnë mediat vendase. Shkëmbi është në balotazh me trajnerin malazez Miljan Radovic dhe mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e drejtuesve të Voskës.