
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në një prononcim për "Supersport" është shprehur se deri më tani ekipi është brenda objektivit që kishte në fillim të sezonit.
Më tej, Shkëmbi është shprehur se presidenti i ka qendruar gjithmonë pranë skuadrës kur ata nuk kanë kaluar në momente të mira.
"Në fakt nuk është se e mendoaum se sa pikë duhet të jemi nga vendi i parë. Synimi kryesori ishte të merrnim pikë javë pas javë, por tashmë jemi 4 pikë larg vendit të parë, dhe jemi brenda objektivit për t'u kualifikuar në Kupat e Europës. Jemi të denjë për të rivalizuar me Kukësin dhe Partizanin. Kur ka rezultate të mira edhe marrëdhënia është e mirë, presidenti na ka ndejtur shumë pranë edhe kur nuk kemi patur momente të mira. Po mendohet për shumë më larg, po mendohet më shumë se kaq. Frashëri është një lojtari i joni, për Arapin jemi në bisedime, por presingu do të jetë vetëm kur ai të jetë me ekipin tonë. Nëse do të kemi lojtarë më cilësorë, patjetër që mund ta marrim, por ndryshe këta lojtarë janë mirë", ka thënë Shkëmbi.