
Mesfushori kosovar Arbër Zeneli aktualisht luan në Holandë tek Herenven. Ai ka zhvilluar një sezon të mirë, duke ndihmuar ekipin për pozicione elitare në klasifikim dhe për kualifikimin në Kupat e Europës.
Edhe pse ai ka ndihmuar ekipin, drejtuesit e klubit pas bilancit të bërë deri tani kanë treguar se është negativ dhe në këtë mënyrë, për të mbyllur problemet me financat, do të "sakrifikojnë" disa prej futbollistëve të ekipit.
Në listë për tu shitur është edhe mesfushori kosovar, për të cilin ka shumë kërkesa, por që ende nuk ka diçka zyrtare.
Arbër Zeneli deri në tani ka luajtur 17-të ndeshje dhe ka shënuar 6-të gola, që tregon se ka zhvilluar një sezon të mirë, por kjo nuk ndalon drejtuesit e klubit ta nxjerrin lojtarin në shitje në merkaton e janarit.